logo

Komente, analiza, opinione, krijimtari e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TSh

albemigrant.com | tribuna shqiptare | lajme/news | TESH (arkiv) | Intervista

 

Albumi i femijeve shqiptare !

Klikoni këtu për t'iu bashkuar albanianpolitics
Klikoni këtu për t'iu bashkuar albanianpolitics

Dossier !

Dossier !

FotoAlbumi AlbEmigrant !

Best of Quebec

Na shkruani printo artikullin dërgo këtë adresë URL
Google
 
Web tribunashqiptare.albemigrant.com
Intervista Albemigrant« !

RASTI I KOSOVËS, UNIVERSAL APO SUI GENERIS


Rasti i Osetisë së Jugut.

Dr. Islam Lauka* (Lexoni shënimin në fund të shkrimit)

LaukaOsetia e Jugut, de jure, ndodhet në Republikën e Gjeorgjisë, de facto, që nga viti 1992,¹ republike e pavarur, pa njohje ndërkombëtare. Ka një sipërfaqe prej 3900 km² dhe një popullsi prej 70 mijë banorësh. Kryeqytet i vendit është Cinvali.
Në Bashkimin Sovjetik, që nga viti 1922, ka pasur statusin e Krahinës Autonome, në përbërje të Gjeorgjisë. Nga ana veriore kufizohet me Federatën Ruse dhe lidhet me Osetinë e Veriut, subjekt i kësaj federate, nëpërmjet tunelit të Rokit që ndodhet në një lartësi rreth 3.000 metër. Osetia e Jugut nuk është një entitet kompakt territorial. Eshtë një përzierje fshatrash dhe qytetesh të banuara nga osetinë dhe gjeorgjianë. Pjesa më e madhe e territorit kontrollohet nga Cinvali, ndërkaq 4 rrethe të ish Krahinës Autonome kontrollohen nga Tbilisi. ² Enklava gjeorgjiane ka edhe në periferi të kryeqytetit, siç janë fshatrat Kehvi dhe Tamarasheni .³
Nga pikëpamja e strukturës etnike, shumicën e popullsisë e përbëjnë osetinët. Grupi tjetër më i madh etnik është ai i gjeorgjianëve, rreth 14.000 vet. ? Në vitin 1989, gjeorgjianët zinin 29% të popullsisë, osetinët rreth 66% të saj. ? Gjatë konfliktit me Tbilisin, një pjesë e mirë e popullsisë gjeorgjiane u detyruar të braktisë trojet e veta në Osetinë e Jugut. 6 Shumica e osetinëve janë të krishterë, mbi 60%, por ka edhe një pakicë domethënëse muslimane. ?
Konflikti i Osetisë së Jugut me Gjeorgjinë zë fill me fundin e viteve '80 dhe fillimin e atyre '90. Ashtu si konfliktet e tjera "të ngrira" edhe rasti i Osetisë Jugore është pasojë e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe fuqzimit të nacionalizmit, shpesh herë i dalë jashtë kontrollit, në shumë rajone të ish perandorisë së mëparshme shumëkombëshe. Akuzat e Cinvalit, në adresë të Tbilisit për dhunimin e autonomisë dhe këtij të fundit për tendencat separatiste të osetinëve jugorve, në fund të vitit 1991 dhe gjatë pranverës së vitit 1992 u shoqëruan me përleshje të armatosura midis dy palëve, duke lënë rreth 1 mijë të vrarë mbi 60 mijë u kthyen në refugjatë.? Më 24.06.1992, në Soçi u nënshkrua marrëveshja që çoi në vendosjen e armëpushimt, e cila funksionoi deri në mesin e vitit 2004, kur, si pasojë e shkeljes së saj, pati dhjetra të vrarë e të plagosur. Në gusht të po atij viti, u rivendos armëpushimi, i cili, megjithëse i brishtë, është në fuqi edhe sot.

Përqasja e Cinvalit.

Qeveria de facto e Osetisë së Jugut e konsideron vendin e saj si republikë të pavarur. Sipas Cinvalit, referendumi i mbajtur më 12.11.2006, e konfirmoi vullnetin e popullit, të shprehur edhe 15 vjet më parë (1992) në një tjetër referendum të ngjashëm për pavarësi. Megjithatë, asnjeri nga referendumet nuk është njohur ndërkombtarisht, përkundrazi janë vlerësuar si të paligjshëm nga BE, OSBE, NATO, apo shtete të veçanta si SHBA etj., me përjashtim të Rusisë që i konsideron ato si shprehje të lirë të vullnetit të popullit të Osetisë së Jugut dhe se do te ishte dritshkurtësi nëse ky fakt nuk merret parasysh. 9 Cinvali, si hap të parë kërkon njohjen ndërkombëtare të pavarësisë, pra shkëputjen nga Gjeorgjia. Presidenti i vendit, Eduard Kokoiti, deklaron prerë se "për rikthim në Gjeorgji as që mund të bëhet fjalë". 10 Duke konsideruar pavarësinë një fakt të kryer ai shprehet se " treni e ka lënë tashmë stacionin". 11 Si hap i dytë, synohet bashkimi me Osetinë e Veriut, në përbërje të Federatës Ruse. Ekzistenca e lëvizjes për tu bashkuar me Osetinë e Veriut është një fakt i njohur dhe i pranuar gjerësisht. 12 Strategjinë e bashkimit me Federatën Ruse, Cinvali e agurmenton me vullnetin e popullit shumicë, të konfirmuar në referendum. Duke iu referuar përsëri presidentit Kokoiti, fillimisht, vendi i tij duhet të fitojë pavarësinë, pastaj "të bashkohet me pjesën tjetër të popullit të vet, domethënë me Osetinë e Veriut dhe të futet automatikisht në Rusi". 13 Duke filluar nga viti 2003, herë pas here, Dumës së Shtetit të Federatës Ruse i janë dërguar kërkesa zyrtare për përfshirjen e Osetisë së Jugut në përbërje të Rusisë. Një kërkesë e tillë u bë nga Parlamenti osetino- jugor 14 më 05.06.2004, për tu përsëritur në mars të vitit 2006. Veç lidhjeve të gjakut me Osetinë e Veriut, si pjesë e të njëjtit popull, në "argumentet" e Cinvalit për t'iu bashkuar Rusisë, bën pjesë edhe precedenti i vitit 1774, kur territoret e saj u përfshinë në Perandorinë Ruse. 15 Një argument i tillë, natyrisht, është krejtësisht i pathemeltë, për arsyen e thjeshtë se Rusia e sotme nuk është vazhdim i Perandorisë së mëparëshme. Kushtetuta në fuqi e Federatës Ruse nuk e njeh këtë vazhdimësi.
Nga ana tjetër, Osetisë së Veriut nuk i mungon vullneti dhe gatishmëria për bashkimin me atë të Jugut. Presidenti osetino-verior, Tajmuraz Mamsuro, është shprehur hapur, më se një herë, se bashkimi i dy vendeve është i pashmangshëm dhe vetëm çështje kohe." Ne jemi një popull dhe do ta ndihmojmë njëri- tjetrin me ç'të mundim" .16
Ashtu si Abhazia, edhe Osetia e Jugut, pothuaj, është kthyer në një protektorat të Moskës. Ndikimi rus në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit është i dukshëm. Gati të gjithë banorët e tij gëzojnë shtetësi ruse. 17 Rubla vazhdon të përdoret në transaksionet ekonomike. Edhe pensionet i marrin nga Rusia. 18 Osetia e Jugut është e lidhur ngushtë, sidomos me njërën ndër subjektet federative ruse me Osetinë e Veriut. Sa më shumë integrohet në drejtim të saj, aq më shumë largohet nga Gjeorgjia. 19 Stabilitetin dhe sigurinë e vet, qeveria de facto e Cinvalit, e lidh me praninë e forcave paqëruajtëse të rusisë dhe kjo është arsyeja që është kategorikisht kundër largimit të tyre nga zona e konfliktit. 20 Gjithashtu, Cinvali është kundër zëvendësimit të përfqësuesit rus me përfqësues perëndimorë në Komisionin e Përzier të Kontrollit. 21


Përqasja e Gjeorgjisë.

Për Gjeorgjinë, pavarësia e Osetisë së Jugut është e papranueshme. Shkëputjen e saj ajo e shikon si cënim të tërësisë së vet territoriale dhe shkeljes të së drejtës ndërkombëtare. Veç anës parimore, sipas Tbilisit, ka shumë "argumente praktikë" që nuk e favorizojnë pavarësinë e Osetisë së Jugut. Në rradhë të parë, për shkak të nivelit shumë të ulët të zhvillimit, të mungesës së burimeve të nevojshme ekonomike etj, ajo është e paafte për të mbijetuar si entitet i pavarur. Së dyti, barriera e maleve të Kaukazit e pengon atë që të ketë lidhje normale dhe të natyrshme me Osetinë e Veriut dhe me Federatën Ruse. Së treti, rajoni banohet, jo vetëm nga osetinë, por edhe nga gjeorgjianë, të cilët janë kundër pavarësisë së saj, apo bashkimit me një vend tjetër. Ajo që Tbilisi është gati ti ofrojë Osetisë së Jugut është autonomia substanciale, brenda kufijve të Gjeorgjisë.22 Duke hedhur poshtë akuzat e Cinvalit për shtypjen e autonomisë së krahinës, autoritetet zyrtare gjeorgjiane, shkaqet e konfliktit me të i kërkojnë tek ndërhyrja e faktorit të jashtëm dhe, konkretisht, tek Rusia. Me këtë synohet që konfliktit ti jepet karakter ndërkombëtar, në mënyrë që edhe zgjidhja e tij të bëhet me ndërhyrjen dhe ndikimin e faktorit ndërkombëtar, kryesisht, atij perëndimor , Moska akuzohet për mbështetjen e separatistëve 23 për furnizimin e tyre me armë dhe për dërgim mercenarësh në front. Për Tbilisin, është Rusia ajo që ka sponsorizuar kryengritjen e rajoneve separatiste dhe po sponsorizon statukonë e tensionuar aktuale. 24 Ashtu si në rastin e Abhazisë, Gjeorgjia e konsideron prezencën e forcave ushtarake ruse në rajon si pengesën kryesore për zgjidhjen paqësore të konfliktit. Rezoluta e Parlamentit gjeorgjian "Mbi forcat paqeruajtëse në zonat e konfliktit" kërkon largimin e paqeruajtësve rusë nga të dy rajonet separatiste dhe zëvendësimin e tyre me forca të tjera ndërkombtare. 25 Presindenti Saakashvili e konsideron konfliktin e Osetisë së Jugut, jo si një problem midis gjeorgjianëve dhe osetinëve, por një ballafaqim midis Gjeorgjisë dhe Rusisë. 26 Gjithashtu Gjeorgjia kërkon që të ndryshohet formati i Komisionit të Përzier të Kontrollit dhe, në vend të Rusisë, të futen në të përfaqësues të SHBA, BE, OSBE, pasi, sipas Tbilist zyrtar, "në mbledhjet e këtij Komisioni, pala ruse, bën rolin e prokurorit, të dëshmimtarit, të avokatit dhe se kështu nuk mund të vazhdohet më". 27


PERFSHIRJA E FAKTORIT NDERKOMBETAR

Që me shpërthimin e konfliktit, faktori ndërkombëtar u gjend i përfshirë në të. Marrëveshja e Soçit 28 që çoi në vendosjen e armëpushimit u nënshkrua jo midis Cinvalit dhe Tbilist, por midis këtij të fundit dhe Rusisë. Konform kësaj marrëveshje u krijua Komisioni i Përzier i Kontrollit, i përbërë nga përfaqësues të Gjeorgjisë, Rusisë, Osetisë së Jugut dhe asaj të Veriut. Komisioni i Përzier, nga ana e tij, në vitin 1999 ngriti Qendrën e Veçantë Koordinuese, objekt pune i së cilës do të ishin bashkërendimi i forcave për ruajtjen e rendit, për çarmatosjen e popullsisë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Që nga viti 1992, në Osetinë e Jugut veprojnë forcat e përziera për ruajtjen e paqes, të përbëra nga kontigjente ruse, gjeorgjiane dhe osetino jugore. Midis organizatave ndërkombëtare, OSBE luan rolin kryesor në këtë konflikt. Në vitin 1992 ajo hapi misionin e vet të parë, qëllimi i të cilit ishte mundësimi i dialogut dhe shmangia e konfliktit. Më vonë, mandati i tij u zgjerua dhe aktualisht, OSBE merret me realizimin e masave dhe programeve për forcimin e mirëbesimit, nxitjen e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ndihmën për gjetjen e një zgjidhjeje politike, të qëndrueshme të konfliktit osetino- gjoergjian. 29
Komisioni Europian, që nga viti 1997, kontribuon financiarisht, kryesisht, për rindërtimin e objekteve të shkatërruara nga lufta. 30
Të gjitha organizatat ndërkombëtare në deklaratat dhe rezolutat që trajtojnë konfliktin e Osetisë së Jugut, zgjidhjen e tij e mbështesin në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë. Një qëndrimi të tillë i përmbahet edhe rezoluta e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar më 13.10.2006. 31

Faktori Rus

Ashtu si në rastin e Trandnistrias, edhe në konfliktet e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut, Moska është treguar shumë aktive. Ndërmjetsuese, pothuaj në të gjitha marrëveshjet, pjesëmarrëse në proceset e bisedimeve, me një prani domethënëse ushtarake, Rusia ka ndërmarrë dhe ndërmerr nisma që dalin jashtë skemave të organizatave ndërkombëtare. 32 Aktivizimi i saj i gjithanshëm, si dhe protagonizmi konstant në të dy konfliktet kanë në themel një synim afatgjatë të Moskës - ruajtjen e pranisë së saj, si garanci e domosdoshme për stabilitetin dhe sigurinë në një zonë që për të konsiderohet me rëndësi jetike. Në funksion të këtij objektivi permanent strategjik, Kremlini ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike thirrjet e Tbilisit për largimin e trupave paqeruajtëse ruse nga zonat e konfliktit në Gjeorgji duke deklaruar se ky veprim do të bëhet mbi bazën e marrëveshjeve me qeveritë e atjeshme. 33 Ndërkaq, rezolutën e parlamentit të Gjeorgjisë që kërkon zëvendësimin e këtyre trupave me forca të tjera ndërkombëtare, e ka cilësuar si provokacion. 34 Për Moskën, jo largimi, por forcimi i pranisë së saj garanton stabilitetin e rajonit. Ministri rus i Mbrojtjes, S. Ivanov, e konsideron praninë e trupave të vendit të tij në Gjeorgji si faktorin themelor që frenon shpërthimin e konflikteve. 35 Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, S.Lavrov ka hedhur poshtë retorikën "antiruse" të Tbilisit dhe vlerësimet e tij për Rusinë si "armiku verior". Sipas tij, pikërisht ndihma ruse, ka bërë të mundur ndërprerjen e zjarrit dhe krijimin e formatit dhe mekanizmave të nevojshëm 36 për zhvillimin e bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit, se është pikërisht Rusia ajo që mban peshën kryesore në forcat paqëruajtëse, që përballon shpenzimet në favor të të shpëngulurve të vendosur në territorin e saj dhe që kontribuon më shumë në ndihma financiare dhe humanitare për zonat e konfliktit. 37 Mungesën e progresit në procesin e bisedimeve me Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, Moska, përkundrazi e lidh, jo me veten e saj, por me qëndrimin reftraktar dhe veprimet e njeanshme të Tbilisit, duke e akuazuar atë se nuk është interesuar për bisedime paqësore dhe se po përgatitet për zgjidhjen e konfliktit me forcë, nëpërmjet luftës, duke rritur buxhetin ushtarak me ritme gjigante dhe duke blerë armatime në sasi të mëdha. 38 Prirjet e Tbilisit për veprime të njëanshme dhe për përdorimin e forcës, Moska i motivon me orientimin e tij pro amerikan dhe pro atlantik. Incidentin lidhur me arrestimin, nga ana e Gjeorgjisë, të disa officerëve rusë, më 28.09.06, shefi i diplomacisë ruse, Lavrov, në linjë kronologjike, e pozicionon pas vendimit të NATO-s për bashkëpunim intensiv me Gjeorgjinë dhe pas visitës së presidenti Saakashvili në Uashington. 39 Ndëshkimi i radhës "për kalimin e masës" u shoqërua me bllokadë ekonomike, me largimin nga Rusia të mijëra emigrantëve gjeorgjianë dhe me imponimin e sanksioneve të rrepta tregtare për eksportet bujqësore të saj. 40 Me fillimin e vitit 2007, Rusia dyfishoi çmimin e gazit për Gjeorgjinë. 41 Duke i konsideruar shtetas të saj të gjithë poseduesit e pasaportave ruse (si në Abhazi dhe në Osetinë e Jugut, shumica e banorëve janë posedues të këtyre pasaportave), Moska u garanton atyre mbrojtje "me të gjithë mjetet". 42
Duke qenë konseguente në ruajtjen e pranisë së saj në rajon, nga ana tjetër, Rusia nuk i ka njohur si të pavarura as Abhazinë dhe as Osetinë e Jugut. Zyrtarisht, ajo ka mbështetur qëndrimin se zgjidhja e këtyre konflikteve duhet kërkuar mbi bazën e respektimit të integritetit territorial të Gjeorgjisë. Edhe kërkesat e Cinvalit për t'iu bashkuar Federatës Ruse, Kremlini i ka lënë në heshjte ose, në mënyrë të tërthortë, u ka dhënë përgjigje negative. Duke gjykuar mbi ligjshmërinë e një bashkimi eventual, Gjykata Kushtetuese e Rusisë është shprehur se çështja e Osetisë së Jugut, si pjesë përbërëse e një shteti të huaj, duhet të diskutohet me Gjeorgjinë dhe me nismën e kësaj të fundit . 43 Megjithatë , nuk janë të paktë, politikanët, deputetët, apo personalitetet e njohura publike ruse që shprehen në favor të këtij bashkimi, siç është rasti i ish Kryeratit të Parlamentit, Rusllan Hasbullatov, i cili ka deklaruar se Rusia është e gatshme, jo vetëm të pranojë Osetinë e Jugut në gjirin e saj, por edhe ta mbrojë atë me armë nga luftëtarët gjeorgjianë. 44


Një problem mjaft i mprehtë mbetet kthimi i personave të zhvendosur dhe i refugjatëve. Në një material, të përgatitur nga International Crisis Group, jepen të dhëna të hollësishme mbi bazën e të cilave krijohet një pamje shumë e qartë rreth këtij problemi. Nga 97.658 osetinë që në vitin 1989 banonin jashtë autonomisë së dikurshme të krahinës, pra në territorin e brendshëm gjeorgjian, sot kanë mbetur vetëm 38.028 prej tyre. 45 Siç rezulton nga shifrat, rreth 60.000 vetë u detyruan të lënë trojet dhe shtëpitë e tyre. Sipas të dhënave të këtij materiali, gjatë viteve '90- '92 mbi 40.000 osetinë janë zhvendosur në Federatën Ruse, në Osetinë e Veriut 46, ndërkohë që nga Osetia e Jugut, rreth 10.000 vetë, 47 kryesisht gjeorgjianë etnike, u zhvendosen në Gjeorgji. Sot, pas mbi 15 vjetësh, të zhvendosurit dhe refugjatët as nuk janë kthyer, as nuk kanë rifituar të drejtat e pronësisë. Për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga konflikti as që mund të bëhet fjalë. Veç aspektit të sigurisë, apo kostos së lartë ekonomike dhe financiare, kthimi i të zhvendosurve, sidomos i osetinëve, vështirësohet edhe nga fakti që dyshtetësia në Gjeorgji është e paligjshme. Ajo jepet në raste të rralla dhe vetëm me dekret të presidentit. Në kushtet kur, jo vetëm osetinët e zhvendosur në Rusi, por edhe ata që jetojnë në Republikën e vetëshpallur gëzojnë shtetësinë ruse, kthimi i tyre në vendbanimet e mëparshme në Gjeorgji, në mungesë të amendimeve ligjore është i jashtëligjshem. Acarimi gjatë vjeshtës së vitit 2006 i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Gjeorgjisë e komplikon jo vetëm problemin e kthimit të të zhvendosurve dhe të refugjatëve, por tërë procesin e bisedimeve paqësore dhe e errëson perspektivën e zgjidhjes së konfliktit të zgjatur midis Gjeorgjisë dhe rajoneve të saj separatiste, Abhazisë dhe Osetisë së Jugut

* Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike

Shënim : pikepamjet e shprehura ne studim jane te autorit dhe nuk implikojne asnje institucion tjeter.

islamlauka@yahoo.com

Vazhdimi

 


<
Galeria e fėmijve shqiptarė !

Shqiptarė ! Ejani dhe gjeni qetėsinė tek "Qetėsia" nė Velipojė

Postuar mė 14 August, 2007 nga admin

Pushues tė nderuar anekėnd botės, ejani e veroni nė Velipojė!
Nga Kadri Mani

HOTELI PRIVAT “QETESIA” NĖ VELIPOJĖ
Hotel “QETĖSIA” Bar-Restorant, Adresa: Velipojė-Shkodėr-Shqipėri
Tel.: + 355 26780042.- Cel.: + 355 692930076.- e-mail:danivildan@hotmail.com

VelipojaBisedojmė me pronarin e ri shkodran, 32-vjeēarin zotin Vildan Dani (me ekipin punues prej 10 anėtarėsh nga familja e vet e gjerė dhe nga farefisi): Hoteli ynė ka 800 metra katror, siē po e quani ju, kjo bukuroshe dykatėshe, me traditė 4-vjeēare, ka 28 dhoma: 15 dhoma dyshe, 9 dhoma katėrshe, 2 dhoma treshe dhe 2 njėshe.
Pushuesit vijnė kryeisht nga Prishtina dhe Ferizaj, pensionistė me ēmime nga 130 euro pėr person, por ne i kemi nivelizuar ēmimet edhe pėr tė tjerėt!
Disa emra nga stafi drejtues i hotelit, tė cilėt i mburr zotni Vildani: Zydija, Ifaketi, Besari, Elsa, Eva, Evaldi, Fatmirja... ama do tė ishim tė padrejtė, po tė mos e pėrmendnim kėtu tė riun, kanakarin e familjes, Indritin 9-vjeēar, klasa IV, nė Shkollėn “Hasan Riza Pasha”, Kolegji turk nė Shkodėr: ezmer, inteligjent dhe fort i dashur dhe i shoqėrueshėm me mysafirė pėrgjithesisht, ama shok tė ngushtė e ka Fatlumin nga Ferizaj, me tė cilin kėmbejnė letra me postėn elektronike!
Oborri i madh, i rrethuar me gardhe tė gjelbėrta, me bar e beronja (pisha), dhe vende-vende me tavolina e karrige, mbi tė cilat bėjnė hije ēadrat e reja, rrethuar me lule anash!
Fjetat e pajisura me krevate tė rinj, frigoriferė, flutura-flladitėse, banjo... Poashtu salla e madhe e ngrenjes...
Kuzhina tradicionale shqiptare: bamje, fasule, tavė kosi (elbasani), gullash, borani, makarona, pilaf, torator, mollė, pjeshkė, ėmbelsira, nga dy kokrra vezė per ēdo person etj.
Kėto janė shėnimet tona- thotė zotni Vildani- por ju, o gazetar, duhet tė bisedoni me pushues, apojo?
Dhe tė parin qė takojmė, ėshtė avokati i mirėnjohur nga Prishtina, zotni Isuf Dumani:
“Unė nuk vi kėtu vetėm pėr hir tė ēmimit tejet tė lirė, sepse sa pėr pushime kam mjaft mara, por nga tė gjitha pushmoret qė kam parė, kemi zgjedhur kėtė tok me familjen time- unanimisht dhe pakrahasimisht nga tė tjerat!!”
Kurse nga tė tjerėt dėgjuam urime dhe mendimet e tyre po i shpallim solemnisht:
Pushues tė vendit e tė botės, ejani nė Velipojė, pushoni dhe vdisni!
Pushues tė vendit dhe tė botės, ejani nė Velipojė, shėrohuni dhe jetoni!
Puishues tė vendit dhe tė botės, ejani nė Velipojė, pushoni dhe shkruani memoaret tuaja pėr bukuritė e bregdetit shqiptar!
Pėr pushimoret e Velipojės, private e shoqėrore, ėshtė kujdesur edhe komuna e Velipojės: sot me 30.7.2007, nė orėn 20, Komuna organizoi njė koncert pėr pushuesit e plazhit: SHOW VETĖM PĖR JU! Kryetari i ri i Komunės, zotni Nikolle Marku, me stafin e vet, kanė meritėn e pastrimit tė plazhit, tė ndėrtimit tė dusheve dhe tė nevojtoreve publike…

_____________

Për shkak të fenomentit SPAM apo publiciteteve banale jemi të detyruar të heqim rubrikën komente. Ju mund të na dërgoni komente për shkrimet në adresën admin@albemigrant.com dhe mund të na shkruani tek forumi në rubrikën Tribuna Shqiptare ose tek "Kosova tek AlbEmigrant". Kini kurajo dhe komentoni aty. Ne shpresojmë të kemi mirëkuptimin tuaj për këtë çështje.

=Administratorët e faqes=

Njohje ALbEmigranT

___________

Lajme / News Albemigrant



Warning: include(/home/content/a/l/b/albem/html/news/cutenews/show_news.php) [function.include]: failed to open stream: No such file or directory in /home/content/48/8527448/html/tribunashqiptare/lauka_2.php on line 720

Warning: include() [function.include]: Failed opening '/home/content/a/l/b/albem/html/news/cutenews/show_news.php' for inclusion (include_path='.:/usr/local/php5/lib/php') in /home/content/48/8527448/html/tribunashqiptare/lauka_2.php on line 720

Mënyra më inteligjente për të marr të rejat nga LAJME / NEWS albemigrant !

Shkruani adresën tuaj e-mail :

Delivered by FeedBurner

FotoAlbumi i fëmijëve shqiptarëFotoAlbumi AlbEmigrant !

 

 
Copyright ALbEmigrant.com